"Qeveritë kanë moshën e financave të tyre, njësoj si njerëzit që e kanë moshën sa arteriet e tyre".
ANDRÉ MAUROIS
ANDRÉ MAUROIS
BRESHKA NE PUSHTET
Një i ri po ecte nëpër sheshin e një qyteti dhe pasi kishte ecur shumë u ul të
pushonte pak.
U ul në një stol... ngjitur me të ishte ulur një burrë i moshuar i cili filloi t’i bënte muhabet, po flisin për vendin, qeverinë, deputetët, politikanët etj si këto.
Burri i thotë djalit:
- A e dini se POLITIKANËT JANË SI BRESHKA MAJË GARDHIT?
Pas një heshtjeje të shkurtër djali u përgjigj:
- Nuk po e kuptoj mirë krahasimin... Çfarë do të thotë kjo, zotëri?
Burri fillon t’ia shpjegojë:
-Nëse ecën në rrugë dhe në majë të një gardhi shikon një breshkë që mundohet të mbaj
ekuilibrin, çfarë mendon?
Duke parë fytyrën e habitur të djalit, burri vazhdon me sqarimin:
- E para: Nuk e kupton si ka arritur breshka aty.
- E dyta: Nuk mund ta besosh që një breshkë është në atë vend.
- E treta: E di që nuk ka hipur vetë deri aty.
- E katërta: Je shumë i sigurt që nuk duhet të ishte aty.
- E pesta: Je shumë i sigurt që nuk ka për të bërë asgjë për sa kohë do jetë aty.
Përktheu nga spanjishtja Meri Lika.

HISTORIA E PULËS PA PUPLA DHE STALINI
Autori Anonim
Një ditë bashkëpunëtorët e Stalinit, të shqetësuar për zhvillimin e revolucionit rus dhe para vuajtjeve që po kalonin njerëzi, iu afruan diktatorit për të shprehur shqetësimin e tyre dhe i kërkuan që të bëntë me ta një takim për të gjetur zgjidhje. Stalini, i cili i priti në shtëpinë e tij, i ftoi të hynin në oborrin e shtëpisë, ku ai kishte disa pula. Pa thënë asnjë fjalë, diktatori mori njërën prej tyre, e shtrëngoi fort dhe pak e nga pak filloi ta rrjepë atë të gjallë, pa i bërë aspak përshtypje dhimbja dhe vuajtja që po vuante e shkreta kafshë.
Sapo mbaroi së rrjepuri të tërën, e la në tokë, ashty të coptuar, të trembur nga i ftohti dhe të frikësuar nga vuajtjet që sapo kishte kaluar. Diktatori u largua prej saj, mori një grusht gruri në dorë dhe filloi ta hidhte grurin, pak nga pak, pranë këmbës së tij. Pula, pavarësisht vuajtjeve që kishtë pësuar, vrapoi me shpejtësi, duke iu afruar për të ngrënë grurin që Stalini po hidhte gradualisht pranë këmbëve të tij. Udhëheqësi sovjetik shikoi bashkëpunëtorët e tij dhe iu tha: "Ja, kaq e thjeshtë është të qeverisësh budallenjtë. A e patë se si më ndoqi pula pavarësisht dhimbjes që unë i shkaktova asaj? Kështu janë shumica e popujve, pavarësisht dhimbjes që iu shkaktojnë qeveritarët e tyre dhe politikanët, i ndjekin ata për faktin e thjeshtë sepse marrin një lëmoshë ose një kothere bukë për të shuar urinë për një ose dy ditë."