PROJEKTI IM epAudit.
Në vitin 2012, kur mora të drejtën për të ushtruar profesionin e audititi ligjor, u gjenda përpara vështirësive se si duhet të dokumentoja punën e bërë në auditim.
Kjo sepse procesi i auditimit, edhe pse është gjykim individual, ka një procedurë të përcaktuar me standarde ndërkombetare. Dosja e auditimit ka një strukturë themelore mbi bazën e së cilës duhet të kryhet auditimi, të grumbullohet dokumentacioni dhe të organizohet ai.
Në vitin 2014 pasi mora një mision auditimi u gjenda përpara dilemës: “A di unë të përpunoj dhe të hartoj një dosje auditimi sipas strukturës së Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit?” Përgjigja ishte e prerë: JO!
Edhe pse kisha bërë 3 vjet stazh profesional, unë nuk kisha punuar asnjë dosje auditimi.
Atëherë çfarë duhet të bëja?! Anën teorike e dija, por praktikisht nuk dija asgjë. Isha si një student i degës së financës i cili, lexon, studion, jep provime për kontabilitetin por kur shkon në praktikë, nuk di asgjë.
Fillova të kërkoja në internet, motori i kërkimit të kopjuterit tim besoj se do jetë lodhur duke kërkuar fjalën Auditoria dhe Papel de Trabajo (në shqip isha e sigurt që nuk kishte asgjë).
Kërkova e kërkova, shkarkova shumë e shumë modele në formate të ndryshme, excel dhe word por asnjëri nuk më bindi. Programet e auditimit ishin të gjithë kundrejt pagesave, madje shumë të kripura.
Por një ditë, rastësisht, fare rastësisht, më del përpara një aplikacion në formatin Acces i cili mund të shkarkohej falas.
Që në pamje më tërhoqi dhe sa më shumë e hulumtoja aq më shumë bindesha se ai ishte i duhuri. Ishte spanjisht, por unë vendosa të bëja auditimin tim të parë me të.
Ndoqa procedurën që programi kërkonte, përktheva pjesët e programit që më interesonin për atë auditim që kisha dhe ajo që ishte më e rëndësishme, aplikacioni më bëri të mësoj në praktikë se si funksiononte një dosje auditimi.
U mundova t’ia ofroja Institutit të Ekspertëve IEKA, ta shkarkonin dhe ta përkthenin e ta kishin në dispozicion të tyre të gjitha auditorët por propozimi im nuk u përfill.
Gjithsesi, nuk dua t’i përmend peripecitë që kam kaluar derisa në qershor të vitit të kaluar vendosa ta përkthej vetë. Kam punuar 6 muaj, pa pushim, natë dhe ditë, fillova të studioja se si funksiononte programimi në Access, si punojnë lidhjet në një Data Base access, e prisha dhe e shkarkova me qindra herë, komunikova me prodhuesin e aplikacionit i cili, sapo mori vesh që po përktheja këtë aplikacion, ka qenë i gatshëm për të më ndihmuar në çdo moment, dhe më në fund pas 6 muaj: IA DOLA!
Në Nëntor pas lufte dhe përpjekjesh të mëdha arrita ta prezantoj përpara kolegëve, të cilët e mirëpritën dhe më përcollën gjatë prezantimeve të mia me shumë dashamirësi.
Po përse unë e shkruaj sot këtë rrëfim?
Sepse pikërisht SOT aplikacioni është krejtësisht i përfunduar. Sot është gati për të marrë pranë Ministrisë së Kulturës të Drejtën e Autorit për variantin shqip të këtij aplikacioni.
Bota ofron shumë programe auditimi, por ky është i VETMI, krejtësisht, në gjuhën SHQIPE.
Jam e lumtur për këtë projekt, e nisa si një sfidë dhe në fund e fitova sfidën.
Ky është projekti i jetës sime. E ARRITA.

Çfarë është epAudit?
epAudit është një aplikacion për të kryer auditime financiare dhe është në zhvillim të vazhdueshëm.
Nuk është e domosdoshme që përdoruesi të ketë njohuri të mëparshme në shkencat kompjuterike, por mjafton që të ketë njohuri bazë për Access, Excel dhe Word.
Ky aplikacion mund të përdoret si në auditimet e jashtme ashtu edhe në ato të brendshme. Në të integrohen Access, Excel dhe Word, dhe kjo e bën epAudit një mjet të fuqishëm me të cilin auditori të kryejë auditime me liri, shpejtësi dhe cilësi.
Ai shfrytëzon krejt fuqinë e Microsoft Office në dobi të auditorit.
Nuk varet nga password-e, ose të drejta për të bërë kopje, për të transferuar të dhëna nga një kompjuter në tjetrin. Ai shpërndahet nën një licencë Creative Commons.
Cilët janë përfituesit?
1- studiot e mesme dhe të vogla të auditimit; 2- auditorët individualë (persona fizik) domethënë, më shumë se 90% e auditorëve; 3- auditorët e brendshëm; 4- studentët që kanë lëndë auditimin
Cilat janë veçoritë e tij?
Ndër veçoritë e këtij programi, mund të theksojmë :
Krijon një bazë të dhënash për secilin auditim.
Nuk ka kufi në numrin e shoqërive që auditohen dhe as në vitet auditimeve.
Punon pas importimit të ditarit të plotë të kontabilitetit.
Përgatit matricat, përmbledhjet, regjistrimet e lëvizjeve, programe të punës të personalizara, kontroll të cilësisë, etj
Llogarit Bilancin e gjendjes dhe Pasqyrën e të Ardhurave me bilancet para dhe pas rregullimeve dhe riklasifikimeve të auditimit.
Bën analizë ekonomike dhe financiare.
Llogarit kampionin me metodën e njësisë monetare.
Llogarit shifrën e Rëndësisë Relative dhe Gabimin e Tolerueshëm
Mund të punoni me ditarët, veprimet, librin e madhzona e auditimit, etj. nga i njëjti ekran.
Mund të postoni rregullimet dhe riklasifikimet.
Lundrim intuitiv nëpër të gjitha ekranet.
Programet burimore, tabelat, pyetjet dhe objektet e tjera janë të arritshme.
Të jep mundësinë e përshtatjes sipas kërkesave të gjithësecilit.
Cili është qëllimi kryesor i tij?
Qëllimi kryesor i këtij aplikacioni është që:
1- auditorët të mund të punojnë me cilësi, siguri dhe shpejtësi,
2- pa asnjë kufizim të çelësave ose të drejtave të kopjimit,
3- të mund të transferojnë të dhëna dhe të ndryshojnë kompjutera, pa shqetësime, me liri totale
4- të bëjnë çdo lloj modifikim pa asnjë kufizim
Si funksionon epAudit?
epAudit funksionon në programin Access të paketës MS Office dhe plotësohet me Excel dhe Word.
Të gjitha njohuritë që keni për Access, Excel ose Word do të jenë të dobishme, duke rritur kështu cilësinë dhe shpejtësinë e punës suaj të auditimit.
Çdo përmirësim i MS Office do të thotë një përmirësim i epAudit. Dhe për sa kohë që auditori e zotëron mirë MS Office-in do të zotërojë mirë edhe epAudit.
Shkarkohet shumë thjesht dhe kopjohet e ruhet në kompjuterin tonë në C.
Për më shumë info mos hezitoni të më kontaktoni:
e-mail: [email protected]
Cel: +355 69 20 24 448